Aktualitet

SHBA – Dy orë para betimit të Biden, alarm për bombë në Gjykatën e Lartë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:41 - 20/01/21 |
mapo.al

SHBA – Një alarm për bombë është regjistruar në Gjykatën e Lartë.






Sipas Washington NBC, organi më i lartë i drejtësisë  në SHBA është evakuuar të mërkurën.


Kërcënimi me bombë vjen më pak se dy orë para se presidenti i zgjedhur demokrat Joe Biden të bëjë betimin.







Një zëdhënës i Gjykatës së Lartë nuk iu përgjigj kërkesës për koment nga “The Washington Times” .




Gjykata e Lartë ndodhet pranë Capitolit, ku është vendosur të zhvillohet ceremonia e betimit, dhe ku ndërruan jetë 5 persona, mes tyre edhe policë, përgjatë protestës për të ndaluar certifikimin e fitores së Biden.



Më shumë se 20 mijë trupa të Gardës Kombëtare janë vendosur në qytet, si janë vendosur masa të pashembullta sigurie.

Sot, Donald Trump mbajti fjalimin e fundit si president në detyrë. Ai u premtoi bashkëkombasve se do të shihen së shpejti, pa u zgjatur më tej.

Lexo edhe :  Treni del nga shinat në SHBA, vdesin tre persona dhe plagosen dhjetëra të tjerë

 

1


Etiketa: , , , ,

Pas