Presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka emëruar sekretarin e ri të Mbrojtjes.
Ashtu siç pritej, ai është Ashton Carter, emër që kishte disa ditë që flitej.
Emërimi i Carter është bërë publik nga vetë Obama sot, gjatë një deklarate nga Shtëpia e Bardhë.
Carter është një ekspert i armëve të teknologjisë së lartë dhe nga viti 2011 deri në 2013 ka shërbyer si zëvendës Sekretar të Mbrojtjes së SHBA-së.
Ai thirret me pseudonimin “Esh” dhe sipas presidentit Barack Obama ai është një strateg në armët teknologjike.