Teknologji

SHBA, “Facebook” masa shtesë për mbrojtjen e të dhënave personale














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:07 - 28/03/18 |
mapo.al

“Facebook” njoftoi sot se do të merrte masa shtesë për të mbrojtur më mirë të dhënat personale të përdoruesve të tij, pas skandalit “Cambridge Analytica” (CA) që goditi rrjetin e fuqishëm social.






“Përveç njoftimeve të bëra javën e kaluar nga Mark Zuckerberg, kreu i Facebook, ne do të marrim masa shtesë në javët e ardhshme për t’u dhënë më shumë kontroll përdoruesve mbi të dhënat e tyre personale”,- shkruan në një blog ky rrjet, që numëron më shumë se dy miliardë përdorues.


“Ne duhet t’i bëjmë parametrat tanë të konfidencialitetit më të lehta për t’u gjetur dhe përdorur”,- vijon “Facebook”.





“Pjesa më e madhe e këtyre përditësimeve janë parashikuar shumë shpejt dhe ngjarjet e ditëve të fundit vetëm kanë rritur rëndësinë e tyre”,- nënvizoi “Facebook”.

Lexo edhe :  Llogaritë në rrjete sociale të pezulluara- Donald Trump prezanton blogun e tij


Rrjeti jep disa shembuj të ndryshimeve në të ardhmen, veçanërisht një menu unike për të gjetur dhe menaxhuar të gjitha parametrat e konfidencialitetit dhe mjete të thjeshta për të gjetur, ngarkuar dhe fshirë të dhënat e tyre Facebook.


1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas