Aktualitet

SHBA/ Fauci: Me ftohjen e motit të vjeshtë-dimrit, kemi rreziqe të shtuara














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:57 - 28/09/20 |
mapo.al

Dr. Anthony Fauci, i cili është eksperti kryesor sëmundeve infektive pranë Shtëpisë së Bardhë në SHBA, iu është referuar shifrave të fundit të koronavirusit dhe thotë se vendi “nuk është në një situatë te mirë”, rapoton BBC.





Duke folur për “Good Morning America” të ABC, Dr Fauci thotë se komuniteti duhet të jetë shumë i kujdesshëm, pasi me vjeshtë-dimrin dhe ftohjen e motit, ka rreziqe te shtuara.


“Sigurisht që ka pjesë të vendit që po shkojnë mirë,” shton ai. “Por … ka shtete që kanë filluar të tregojnë një ngritje në rastet e reja, madje edhe disa rritje të shtrimeve në spital në disa shtete. Dhe, edhe pse shpresoj që jo, ne mund të shohim një rritje edhe te vdekjeve”- thote ai.

Lexo edhe :  Mbërrijnë 7020 doza Pfizeri në Rinas- Rama: Do vijnë edhe të tjera vaksina



SHBA ka raportuar më shumë se shtatë milion raste të konfirmuara të virusit dhe më shumë se 200,000 vdekje, shifra që janë cilësuar si ndër më të lartat në botë.


1



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas