Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bën me dije se qeveria amerikane i ka dhuruar ushtrisë shqiptare pajisje për asgjësimin e lëndëve plasëse për Batalionin Xhenier të Forcave të Armatosura Shqiptare.
Postimi i plotë i Ambasadës
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhuroi muajin e kaluar pajisje për asgjësimin e lëndëve plasëse për Batalionin Xhenier të Forcave të Armatosura Shqiptare. Pajisjet do të përdoren për të rritur aftësitë e forcave të armatosura shqiptare në asgjësimin e lëndëve plasëse, në mbështetje të operacioneve aktuale të Shqipërisë me NATO-n, si dhe në mbështetje të operacioneve të ardhshme paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në mbarë botën”.
1
Etiketa: Ambasada, asgjesimi i lendeve plasese, ofron pajisje, SHBA