Bota

SHBA/ Kapet sasia rekord prej 16 ton kokaine në Filadelfia














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:45 - 19/06/19 |
mapo.al

Autoritetet federale amerikane njoftuan sot sekuestrimin e rreth 16 ton kokainë në një anije mallrash në portin e Filadelfias, një operacion i përshkruar si një nga sekuestrimet më të mëdha në historinë e SHBA-së.






“Kjo është një nga sekuestrimet më të mëdha të lëndëve narkotike në historinë e SHBA-së”, njoftoi prokurori federal i Filadelfias, William McSwain. Një sasi e tillë kokaine mund të vriste miliona persona, thuhej në një postim të tij në Twitter.


Kokaina ka një vlerë tregu prej më shumë se 1 miliard dollarë. Anëtarët e ekuipazhit të anijes janë arrestuar dhe u vunë nën akuzë, ndërkohë ka nisur një hetim i gjerë për këtë çështje.







Droga u zbulua në shtatë kontejnerë në një anije mallrash, MSC Gayane, e ankoruar në zonën e portit të Filadelfias, sipas disa raporteve të medias lokale. /Ata/




Lexo edhe :  Miçigan, sulmi në shkollë: Katër akuza për vrasje ndaj adoleshentit
1




Etiketa: , ,

Pas