Arkiva 2

SHBA, Kongresi miraton masa ndaj koronavirusit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:37 - 14/03/20 |
mapo.al

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi me urgjencë në orët e para të ditës së shtunë një ligj dypartiak, që parashikon masa lehtësuese ndaj koronavirusit. Votimi në Kongres ndodhi vetëm pak orë pasi Presidenti Trump njoftoi planet e reja për përballimin e krizës. Por çfarë përfaqësojnë këto masa dhe çfarë mundëson shpallja e situatës së emergjencës kombëtare?


Të shtunën herët në mëngjes Dhoma e Përfaqësuesve miratoi me votat e dyja palëve ligjin që përmban masa ndaj koronavirusit.


Ligji, i cili u miratua pa debat, mundëson fonde për të sëmurët, leje familjare të paguar, siguracion për ata që do të humbasin vendet e punës, si dhe programe me ndihma ushqimore. Gjithashtu parashikohet kryerja falas e testimeve për koronavirus për çdo amerikan, pavarësisht nëse kanë apo jo siguracion shëndetësor.


Speaker of the House Nancy Pelosi
Speaker of the House Nancy Pelosi

Pjesa më e rëndësishme e këtij projektligji testimi, testimi dhe testimi”, njoftoi Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.


Ligji u miratua vetëm pak orë pasi Presidenti Trump bëri publike plane të reja e gjithëpërfshirëse për të përballuar krizën.

Trump emergency
Trump emergency

Po shpall zyrtarisht emergjencën kombëtare. Dy fjalë shumë të mëdha”, u shpreh Presidenti Donald Trump.

Presidenti njoftoi 50 miliardë dollarë fonde shtesë në dispozicion të shteteve amerikane. Shpallja e emergjencës kombëtare lehtëson rregullat për trajtimin e pacientëve në distancë, gjithashtu do të falen interesat mbi kreditë studentore si dhe do të ngrihen pika të posaçme ku mund të shkohet me makinë për t’u testuar.

Këto do të fillojnë shumë shpejt dhe do të kemi mundësinë të testojmë miliona gjatë një periudhe shumë të shpejtë kohore”, tha Presidenti Donald Trump.

Një pjesë e progresit do të arrihet duke punuar me kompani private, partneritetin me të cilat presidenti e vuri në plan të parë në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë.

Vënia në dispozicion e testeve për koronavirusin në një shkallë të gjerë është një çështje për të cilën Shtëpia e Bardhë është kritikuar. Pa dhënë asnjë provë, Presidenti Trump fajësoi administratën e mëparshme për mungesën e pajisjeve të testimit.

Nuk e marr përsipër përgjegjësinë fare”, u tha ai gazetarëve.

Në konferencës për njoftimin e emergjencës kombëtare, Presidenti Trump shkaktoi habi kur shtrëngoi duart me një numër drejtuesish në kundërshtim me rekomandimet e zyrtarëve të shëndetit publik, veçanërisht pasi njoftimeve se ai vetë ishte ekspozuar ndaj virusit. Mbrëmë u zbulua se katër anëtarë të një delegacioni brazilian që darkuan me Presidentin Trump fundjavën e kaluar në Mar-A-Lago kanë rezultuar të gjithë pozitivë me koronavirus.

Presidenti Trump u pyet nga gazetarët nëse po tregohej egoist duke mos u testuar.

“Nuk kam thënë se nuk do të testohem… Me të gjitha gjasat, po… Së shpejti… Po punojmë për një axhendë“, u përgjigj.

Mjeku personal i presidentit Trump qarkulloi një letër ku thuhet se Presidenti Trump ka rrezik të ulët për të kontraktuar virusin sepse ndërveprimet e tij me zyrtarët brazilianë ishin të kufizuara dhe se ato ndodhën përpara se ata zyrtarë të shfaqnin ndonjë simptomë. Mjeku i presidentit thotë se nuk ka nevojë që Presidenti Trump të futet në karantinë dhe se madje ende nuk sugjerohet një testim i tij për virusin COVID-19.


Etiketa: ,

Pas