Aktualitet

SHBA mbështet heqjen dorë nga pronësia intelektuale e vaksinave














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:51 - 06/05/21 |
mapo.al

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se mbështesin një inciativë të Organizatës Botërore të Tregtisë për të hequr mbrojtjen ndaj pronës intelektuale për vaksinat kundër koronavirusit.






India dhe Afrika Jugore kanë bërë fillimisht këtë propozim, duke besuar se përmes tij do të mund të rritej prodhimi i vaksinave në gjithë botën.


Mirëpo prodhuesit e vaksinave kanë thënë se një vendim i tillë mund të mos japë rezultatin e duhur.





Përfaqësuesja amerikane për Tregti Katherine Tai ka thënë se “kohërat e jashtëzakonshme kërkojnë masa të jashtëzakonshme”.



Ajo ka paralajmëruar se anëtarëve të Organizatës Botërore të Tregtisë do t’iu marrë kohë që të arrijnë pajtueshmëri për këtë çështje.


India dhe Afrika Jugore kanë ngritur më së shumti zërin për këtë gjë, në mesin e 60 shteteve, të cilat përgjatë gjashtë muajve të fundit kanë tentuar të marrin patentën për vaksina.

Lexo edhe :  44-vjeçarja ndërron jetë pak orë pasi u vaksinua me Astra-Zeneca, nisin hetimet

Në fillim, ky propozim është kundërshtuar ashpër nga administrata e kaluar amerikane e Donad Trumpit, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian.

Mirëpo pasardhësi i Trumpit, presidenti amerikan Joe Biden ka ndjekur rrugë tjetër.

Ai ka përkrahur vendimin për pezullim të patentave në fushatën presidenciale të vitit 2020 dhe ka përsëritur një gjë të tillë të mërkurën.

Udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, e ka quajtur këtë deklaratë “moment të rëndësishëm”, në luftën kundër COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi./REL/

22


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas