Aktualitet

SHBA, mbi 100 mijë viktima nga COVID-19, 1.7 mln të infektuar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:01 - 30/05/20 |
mapo.al

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, mbi 100,000 amerikanë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Sipas të dhënave të pasqyruara në worldometers, SHBA numëron deri më tani 1,749,160 të infektuar dhe 102,241 viktima nga COVID-19.


Tashmë, për herë të parë, presidenti amerikan Donald Trump ka thyer heshtjen në lidhje me bilancin e lartë të vdekjeve në vendin që ai drejton.


Më anë të një postimi në Twitter, Trump shkruan se do që t’u shprehë ngushëllimet e tij të gjithëve familjarëve dhe miqve të personave që humbën jetën.


Postimi
“Sapo kemi arritur një moment historik shumë të trishtuar pasi vdekjet nga koronavirusi kanë arritur në 100,000. Të gjithë familjeve dhe miqve të atyre që kanë humbur jetën, unë dua t’ju ofroj simpatinë dhe dashurinë time të përzemërt për gjithçka që këta njerëz të mëdhenj kanë kaluar dhe përfaqësojnë. Zoti qoftë me ju.”


LEXO EDHE: 

Bilanci i COVID-19/ 6 milionë të infektuar në të gjithë botën, 365 mijë viktima


Etiketa: , , ,

Pas