Aktualitet

SHBA miraton sanksione të reja ndaj Turqisë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:52 - 12/12/19 |
mapo.al

Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Senatit amerikan miratoi legjislacionin për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë, pas ofensivës së saj në veri të Sirisë dhe blerjes së një sistemi raketash S-400 nga Rusia.


Kjo vlerësohet të jetë masa vendimtare, e cila mund ta shtyjë presidentin amerikan, Donald Trump, të mbajë një qëndrim më të ashpër kundër Ankarasë.


“Tani është koha që Senati të mblidhet dhe të shfrytëzojë këtë mundësi për të ndryshuar sjelljen e Turqisë”, tha senatori Jim Risch, kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë.


Një tjetër republikan, senatori Rand Paul, mbajti qëndrim kundër projektligjit. Ai tha se administrata Trump e ka kundërshtuar këtë masë, sepse kjo do të dobësonte fuqinë e presidentit (Trump) dhe mund ta vështirësojë negociimin me presidentin e Turqisë, Reccep Tayip Erdogan.


Shumë ligjvënës amerikanë – republikanë dhe demokratë – janë të zemëruar me Turqinë për shkak të blerjes së sistemit rus S-400, të cilin ata e shohin si një kërcënim për sistemet e NATO-s.

Ata janë gjithashtu të zemëruar për ofensivën e Turqisë kundër luftëtarëve kurdë në Siri, të cilët deri vonë po luftonin së bashku me forcat amerikane kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Turqia ka thënë se votimi në senat nuk e ndalon atë të përdorë sistemin rus të mbrojtjes raketore.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas