Në SHBA është lëshuar një alarm nga frika e sulmeve në territorin amerikan pas evakuuimeve nga Afganistani dhe sulmit në aeroportin e Kabulit.
Kjo u raportua nga CNN, duke cituar disa takime mes përgjegjësve për sigurinë federale dhe drejtësinë amerikane.
Mes të tjerash thuhet se nuk përjashtohet edhe rreziku i infiltrimit të grupeve terroriste të ISIS-it ose Al Kaedës në procesin e evakuuimit të refugjatëve afganë në SHBA.