Aktualitet

SHBA në alarm: Mund të jenë infektuar të paktën 20 milionë njerëz





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:01 - 26/06/20 |
mapo.al

Numri i të prekurve nga Covid-19 vijon të rritet me shpejtësi. Shkak për këtë është bërë edhe lirimi i masave nga vendet në gjithë botën. Mirëpo, informacioni i fundit ka ngritur alarm në SHBA.


CDC – Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë një vlerësim, sipas të cilit thuhet se numri i rasteve ka shumë mundësi të jetë 10 herë më i lartë se shifra e raportuar.


Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportohen rreth 2.4 milionë raste dhe 122 mijë e 370 viktima nga Covid-19, që sipas njoftimit të CDC i bie që shifra e të prekurve mund të jetë 20 milionë.


Disa shtete jugore dhe perëndimore kanë raportuar shifra rekord të rasteve në ditët e fundit. Ndërkohë shteti i Teksasit ndaloi hapjen për shkak të një numri të lartë të infektuarish dhe shtrimesh në spital.



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas