Aktualitet

SHBA në krizë sociale nga pandemia, miliona të papunë aplikojnë për asistencë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:38 - 07/04/20 |
mapo.al

Miliona amerikanë të papunë janë në pritje të asistencës sociale prej paketës prej 2,1 trilionë dollarë që ka miratuar Kongresi.


Teksa masat e izolimit kundër pandemisë së koronavirusit po bëhen të papërballueshme për bizneset, parashikohet që norma e papunësisë në SHBA në muajin prill të arrijë në 10 për qind.


Çdo ish-punonjësi tani i është premtuar 600 deri 1,200 dollarë në javë për një afat deri 13-javor.


Qytetarët ankohen se autoritetet nuk po i përgjigjen dot fluksit të aplikimeve duke u vonuar asistencën, por edhe se hasin probleme me sistemin informatik.


Formularët i plotëson në distancë, i printon por pastaj sistemi bllokohet dhe prandaj jemi në radhë këtu që ta shohim njëri-tjetrin përballë.

Jam 62 vjeçe dhe nuk marr vesh nga kompjuterat. Printova kopjen që kërkohej, e postova dhe prisja përgjigjen, por tani aplikimi më doli i pavlefshëm,” shprehen dy banore të shtetit jugor të Arkansasit.

90 për qind e amerikanëve po jetojnë në një lloj izolimi shtëpiak që prej përhapjes masive të sëmundjes infektive të Covid-19. Ora


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas