Aktualitet

SHBA në OSBE rendit problematikat e 25 prillit: Të hetohen krimet zgjedhore














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:31 - 07/05/21 |
mapo.al

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE ka bërë një deklaratë lidhur me zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Ndërkohë që veçon aspektet pozitive, si zbatimi i suksesshëm i kodit të ri zgjedhor, misioni sjell në vëmendjen edhe problematikat gjatë këtij procesi






Siç thuhet në deklaratë, partia në pushtet pati përparësi të konsiderueshme, përfshirë kontrollin në administratën lokale si dhe shton se është përdorur kjo e fundit në zgjedhje.


Misioni i SHBA thekson se mbetet problem shit-blerja e votës dhe gjithashtu është shqetësuese rrjedhja e të dhënave personale të votuesve. Misioni amerikan e mbyll deklaratën duke inkurajuar SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore.





Ndërsa kishte shumë aspekte pozitive të zgjedhjeve parlamentare të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara vërejnë konstatimin e misionit vëzhgues të OSBE-së se partia në pushtet pati përparësi të konsiderueshme nga detyra e saj, përfshirë përmes kontrollit të administratave lokale dhe keqpërdorimit të burimeve administrative.



Lexo edhe :  LSI ankimim në KQZ: Të shpallen të pavlefshme zgjedhjet në Dropull

Ne gjithashtu vërejmë konstatimin e tyre se praktikat e përhapura të blerjes së votës mbetën një problem dhe ne përforcojmë shqetësimet mbi rrjedhjet e të dhënave personale të ndjeshme, duke përfshirë preferencat politike të votuesve.


Shtetet e Bashkuara përsërit se zbatimi i ligjit dhe gjyqësori duhet të  vendosi para përgjegjësisë çdo individ që shkeli ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit të Shqipërisë për të votuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne mirëpresim njoftimin e Gjykatës Speciale Antikorrupsion (SPAK) për hetimet e krimeve zgjedhore.

Shtetet e Bashkuara shpresojnë në raportin përfundimtar të ODIHR dhe inkurajojnë Shqipërinë të përdorë këtë raport për të përmirësuar më tej proceset zgjedhore të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me qeverinë shqiptare dhe popullin shqiptar për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në demokraci, mbrojtje dhe tregti”-përfundon deklarata.

144


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas