Aktualitet

SHBA – Një person qëllon me breshëri automatiku, të paktën 8 viktima














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:22 - 16/04/21 |
mapo.al

Të paktën tetë persona kanë ndërruar jetë nga të shtënat me armë zjarri në një ndërtesë pranë aeroportit në SHBA, shkruan CNN





Sipas medias prestigjioze, numri i viktimave mund të rritet në orët në vazhdim. Policia ka njoftuar se autori, pasi ka kryer masakrën, ka vrarë edhe veten.


Zëdhënësja e policisë, Genae Cook, deklaroi se teksa policia po mbërrinte në vendin e ngjarjes, të shtënat dëgjoheshin ende.





Ne kemi shumë njerëz me lëndime nga të shtënat”, ka thënë Cook, duke shtuar se kishte të tjerë që ishin transportuar në spitale të ndryshme në të gjithë zonën.



Një dëshmitar i cili punon në këtë objekt i tha WISH-TV se pa një burrë me një armë pasi dëgjoi disa të shtëna.

Lexo edhe :  DASH: SHBA pret nga kandidatët e udhëheqësit të pranojnë vendimin e votuesve

“Unë pashë një burrë me një automatik të një lloji, një pushkë automatike dhe ai po qëllonte gjithandej”-ka thënë Jeremiah Miller.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas