Aktualitet

SHBA armatos Shqipërinë me helikopterë “Black Hawk”, nënshkruhet kontrata (FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:52 - 29/05/20 |
mapo.al

Nënshkruhet kontrata e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore me helikopterë “Black Hawk”. Kontrata u firmos nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.


Ministrja Xhaçka vlerëësoi mbështetjen e SHBA për Shqipërinë në momentet më kyçe të saj.


“Nënshkrimi sot tregon se sërish nuk jemi vetëm, tregon se jemi miq e kemi miq. Marrëveshja me SHBA është një hap me rëndësi në modernizimin e Forcës Ajrore. Helikopterët “Black Hawk” do të forcojnë kapacitetet tona të mbrojtjes. Po punojmë për të përmirësuar dhe konsoliduar profesionalizmin e Forcave të Armatosura”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes.


Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim deklaroi nga ana e saj SHBA dhe Shqipëria do të jenë “krah për krah” sot, nesër dhe çdo ditë.


“Shqipëria po bëhet aleat i aftë dhe bastion i fortë i sigurisë në rajon dhe më gjerë. Helikopterët, tregues se Shqipëria po forcon kapacitetet e saj. Mezi pres të shoh që aleati ynë i fortë të punojë me ne për të ardhmen”, tha Yuri Kim.

<
>
Kim Xhacka Kim Xhacka1 Kim Xhacka2 Kim Xhacka3 Kim4 Kim XHacka4 pilot


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas