Monday, August 1, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

SHBA reagon për dorëheqjen e Ramush Haradinajt

by mapo.al
20/07/2019
in Aktualitet, Kryesore, Rajoni
0

Departamenti amerikan i Shtetit tha në një deklaratë të shkurtër për Zërin e Amerikës se ka mësuar që Ramush Haradinaj dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Kosovës. “Shtetet e Bashkuara përgëzojnë respektimin nga ana e tij të thirrjes për t’u paraqitur para Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Dhomave të Posaçme për Kosovën”, thuhet në deklaratë.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj paraqiti të premten dorëheqjen e pakthyeshme nga posti i tij. Në një vendim të papritur, ai tha se arsyeja për dorëheqjen është “ftesa për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar”.

Dhomat e Posaçme, apo siç njihen në Kosovë, Gjykata e Posaçme me seli në Hagë, u themelua me vendim të parlamentit të Kosovës, ndërsa në të punojnë prokurorë e gjykatës ndërkombëtar dhe do të trajtojë pretendimet për përfshirjen e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte dhe të pasluftës.

Prokuroria e Posaçme nuk pranoi të jap ndonjë hollësi rreth ftesës për marrjen në pyetje të zotit Haradinaj që pritet të ndodhë nga mesi i javës së ardhshme.

Dorëheqja e zotit Haradinaj ndodhi në një periudhë të shtimit të trysnisë ndaj tij për të hequr tarifat ndaj mallrave serbe me të cilat Beogradi vazhdon të kushtëzojë vazhdimin e bisedimeve me Kosovën.

Ai u shpreh i bindur se pas dorëheqjes së tij vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, ndërsa në favor të tyre u shpreh edhe Nisma Socialdemokrate, që është pjesë e koalicionit qeverisës si dhe opozita që hodhi poshtë cdo mundësi të krijimit të ndonjë qeverie të re apo qeverie teknike. Çështja tash i mbetet presidentit Hashim Thaçi, i cili duhet të këshillohet me forcat politike në vend.

Dorëheqja e zotit Haradinaj mund të zvarrisë edhe më tej përpjekjet për ripërtëritjen e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Tags: dorehiqet ramush haradinajGjykata e Hagesramush haradinajSHBA

JU SUGJEROJME

Covid-19, shifrat e 24 orëve të fundit: Cili është qyteti i dytë më problematik pas Tiranës?
Aktualitet

Covid / Ulen testimet, bien infektimet, 3 humbje jete në 24 orët e fundit

01/08/2022
Presidenti i ri, reagon Alibeaj: Pse e bojkotuam politikën e vjetër dhe non-gratat
Kryesore

Situata e tensionuar në Kosovë, Alibeaj: PD i konsideron provokative dhe luftënxitëse deklaratat e zyrtareve të lartë rusë

01/08/2022
Dëgjohen sërish sirena alarmi në Mitrovicë, situata e tensionuar
Bota

Dëgjohen sërish sirena alarmi në Mitrovicë, situata e tensionuar

31/07/2022
Reuters: SHBA dhe Evropa mes zjarresh të fuqishme
Bota

Reuters: SHBA dhe Evropa mes zjarresh të fuqishme

31/07/2022
Next Post
Kastro Zizo trondit fansat: Jam me kancer

Kastro Zizo trondit fansat: Jam me kancer

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Covid / Ulen testimet, bien infektimet, 3 humbje jete në 24 orët e fundit
  • Situata e tensionuar në Kosovë, Alibeaj: PD i konsideron provokative dhe luftënxitëse deklaratat e zyrtareve të lartë rusë
  • Dëgjohen sërish sirena alarmi në Mitrovicë, situata e tensionuar
  • Reuters: SHBA dhe Evropa mes zjarresh të fuqishme
  • Homo Albanicus/ Politika shqiptare në kërkim… të Zotit?!



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In