Aktualitet

SHBA regjistron rekord viktimash, mbi 100 mijë të vdekur që nga nisja e pandemisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:25 - 26/05/20 |
mapo.al

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një numër rekord viktimash të shkaktuara nga koronavirusi. Në bazë të dhënave të pasqyruara në worldometers, rezulton se deri më tani, si pasojë e Covid-19 në vend kanë humbur jetën 100,046 persona.


Ky është bilanci më i lartë i viktima i regjistruar deri më tani në botë. Në vendin e dytë me numrin më të lartë të viktimave radhitet Britania e Madhe me  37,048 viktima ndërsa në vendin e tretë radhitet Italia ku numërohen 32,955 viktima si pasojë e virusit.



Kujtojmë këtu se Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar se Amerikat janë tashmë epiqendra e re e pandemisë së koronavirusit. OBSH vë në dukje rritjen e shpejtë të rasteve në Amerikën Qendrore dhe ate Jugore.


Po ashtu, situata kritike duket edhe në Rusi ku brenda ditës u regjistruan +174 viktima nga koronavirusi si dhe 8,915 raste të reja.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas