Aktualitet

SHBA rekord infektimesh, mbi 50 000 raste të reja brenda 1 dite





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:14 - 03/07/20 |
mapo.al

SHBA tejkalon 50,000 raste të reja në një ditë të vetme për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.


Më shumë se 55,000 infeksione të reja me koronavirus u raportuan në të gjithë Shtetet e Bashkuara të enjten, sipas bazës së të dhënave të New York Times-it, SHBA-ja vendosi një rekord të ri rastesh ditore për herë të gjashtë në nëntë ditë.


Maja e re alarmante  e kurbës erdhi ndërsa disa nga shtetet më të populluara të vendit raportuan valë të larta infektimi, ndërsa zyrtarët e shëndetit publik u përpoqën për të kufizuar dëmet.


Të paktën tetë shtete raportuan rekorde të rasteve të reja njëditore të enjten: Alaska, Arkansas, Kalifornia, Florida, Georgia, Montana, Karolina e Jugut dhe Tenesi.


Totali i  infeksioneve të raportuara  të së enjtes tregon një rritje prej më shumë se 85 për qind në rastet e reja ditore që nga dy javë më parë, kur shtetet ishin duke u rihapur pas masave izoluese që lehtësuan pandeminë, veçanërisht në Verilindjen tejet të goditur. Deri në javën e kaluar, vendi nuk e kishte kapërcyer rekordin ditor të rasteve  të reja në ditë, për dy muaj, që nga 36,738 rastet e raportuara më 24 Prill.

Tashmë rritja e rasteve të reja është zhvendosur në Jug dhe në Perëndim të SHBA-së, pasi vendi shkon drejt një fundjave të drobitur pushimesh, nga një pandemi që kërcënon të rritet keq e më keq.

Të martën, ndërsa infektimi mori përmasa më të gjera, Dr. Anthony S. Fauci, eksperti kryesor i vendit për sëmundjet infektive, paralajmëroi që infeksionet e reja mund të rriteshin në 100,000 në ditë pasi flama rifilloi marshimin e saj.

Më 1 qershor, zyrtarët në Florida njoftuan 667 raste të reja. Më 1 korrik, ata shkuan në më shumë se 6.500 raste. Të enjten, ata raportuan mbi 10,100, raste, një rekord me vete.

Në Kaliforni, ku disa biznese të rihapura u mbyllën përsëri, raportet e rasteve të reja shkuan nga rreth 2.500 në më shumë se 8,200 të enjten, duke shënuar totalin më të lartë të këtij shteti.

Nëse qershori ishte muaji kur pandemia u stopua nga pushteti i Amerikës, korriku duket se është i destinuar të jetë muaji kur vendi do të mësojë se sa keq do të shkojë pandemia.//New York Times//

Përshtati: mapo.al


Etiketa: , ,

Pas