Aktualitet

SHBA: Retorika nxitëse për ngjarjet e vitit ’99 në Kosovë, e papranueshme





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 11:33 - 08/12/19 |
mapo.al

Ambasada amerikane në Prishtinë ka deklaruar se retorika nxitëse dhe përpjekja për ndryshimin e historisë së Kosovës janë të papranueshme, fill pas reagimeve që nxiti presidenti serb Aleksandër Vuçiç.


Vuçiç deklaroi të shtunën se masakra e Reçakut në Kosovë është e fabrikuar nga ish-ambasadori i OSBE-së William Walker për të arsyetuar fushatën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, duke e cilësuar këtë të fundit si një mashtrues.



Mirëpo, Ambasada është shprehur nëpërmjet një komunikate se duhet treguar kujdes në përndjekjen penale selektive të fjalës, duke u bazuar në orientimin politik apo në komunitet.


Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë. Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Serbisë në tryezën e bisedimeve dhe të ripërqëndrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes duke normalizuar marrëdhëniet”, thuhet në deklaratë.

Forcat serbe ndërmorën në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999 një sulm kundër fshatit Reçak, në komunën e Shtimjes, në jug të Prishtinës. Ata hynë shtëpi më shtëpi, ndanë meshkujt më vete dhe ekzekutuan rreth 45 prej tyre. Ish drejtuesi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, shkoi të nesërmen në vendin ku ishin hedhur kufomat dhe e quajti aktin një masakër dhe krim kundër njerëzimit, të kryer nga forcat serbe.

Një ish ministër serb i qeverisë së Kosovës u dënua më 5 dhjetor me dy vite heqje lirie, për shkak të mohimit të kësaj masakre. Ishte pikërisht ky vendim që riktheu rrëfimin serb për të, gjë që nxiti reagime në shkallë të gjerë.


Etiketa:

Pas