Tuesday, October 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

SHBA rikonfirmon mbështetjen e fortë për Ukrainën

by mapo.al
19/01/2022
in Aktualitet, Bota, Kryesore
0

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken rikonfirmoi të mërkurën në Kiev, mbështetjen e Uashingtonit ndaj Ukrainës, mes shqetësimeve të vazhdueshme për një ndërhyrje të mundshme ushtarake ruse. Vizita e zotit Blinken është pjesë e përpjekjeve për të zbutur tensionet me Moskën. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës zoti Blinken se Rusia do të përballej me “pasoja masive” nëse do të ndërmerrte një sulm ndaj Ukrainës.

Zoti Blinken tha në një intervistë për gazetaren e Zërit të Amerikës Myroslava Gongadze se Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Rusisë të bëjë zgjedhjen mes “diplomacisë dhe dialogut” nga njëra anë dhe “konfliktit dhe pasojave” nga ana tjetër.

“Do të ketë pasoja masive për Rusinë, nëse ajo ndërmerr përsëri agresion kundër Ukrainës. Ne kemi thënë gjithashtu se masat që po shqyrtojmë, shkojnë përtej hapave që kemi ndërmarrë në të kaluarën, përfshirë edhe vitin 2014. Nuk do t’i detajoj këtu hapat që ndërmarrim, por unë mund t’ju them se pasojat do të jenë të rënda”, tha ai.

Megjithatë në intervistën që e dha gjatë një vizite në Kiev për të shprehur mbështetjen ndaj Ukrainës, zoti Blinken tha se preferenca do të ishte zgjidhja paqësore.

“Preferenca është të shohim nëse mund t’i zgjidhim dallimet, shqetësimet përmes diplomacisë”, tha ai.

Më herët në një konferencë për shtyp në Kiev me homologun e tij Dmytro Kuleba, zoti Blinken tha se angazhimi i Shteteve të Bashkuara ndaj Ukrainës është “i palëkundur”.

“Ne vazhdojmë të konsolidojmë aftësitë e Ukrainës për t’u vetëmbrojtur dhe të bëjmë të qartë koston që SHBA dhe Evropa do të imponojnë ndaj Moskës nëse ajo kundërshton rrugën diplomatike që ne propozojmë”, tha ai.

Gjatë një takimi me presidentin ukrainas Voldymyr Zelenskyy, ai përsëriti angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj “integritetit territorial” të vendit tij.

“Kërcënimi ndaj Ukrainës është i paprecedentë. Kështu që presidenti (Joe Biden) më kërkoi të nënvizoja edhe një herë angazhimin tonë ndaj integritetit territorial të Ukrainës, ndaj sovranitetit të saj, ndaj pavarësisë së saj.”

Zoti Zelenskiy falënderoi zotin Blinken për rritjen e ndihmës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara për Ukrainën.

“Kjo ndihmë jo vetëm që demonstron mbështetjen ndaj planeve tona strategjike për anëtarësimin e Ukrainës në aleancën e NATO-s, por çka është më e rëndësishmja ajo forcon ushtrinë tonë dhe rrit burimet e ushtrisë sonë.”

Zoti Blinken tha se kërkesa si ajo për ndaljen e zgjerimit drejt lindjes së Evropës, janë jashtë diskutimit, por se SHBA mund të bisedojë me Rusinë për tema me interes reciprok.

Zoti Blinken e viziton Ukrainën mes shqetësimeve për rreth 100 mijë trupa ruse të grumbulluara në kufi me Ukrainën.

Rusia mohon të ketë plane për një ofensivë të re ushtarake, por ka thënë se mund të ndërmarrë veprime të papërcaktuara ushtarake nëse Perëndimi nuk bie dakord me kërkesat e saj.

Pas vizitës në Kiev, Sekretari Blinken do të udhëtojë në Berlin për bisedime me aleatët përpara se të shkojë në Gjenevë për të takuar Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov pasi negociatat javën e kaluar nuk dhanë rezultat./VOA



JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Covid-19/ 13 humbje jete dhe 669 raste të reja të infektuar në 24 orë

Covid-19 në Vend/ 2643 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In