Friday, June 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

SHBA sfidon Kinën mbi arkipelagun Spratly, në bord edhe një ekip i CNN-it

by mapo.al
10/08/2018
in Bota
0

Një ekip xhirimi i CNN-it ka mundur të ngrihet mbi një nga rajonet më të kontestuara sot në botë, duke siguruar pamje të rralla gjatë së premtes mbi zgjerimin e stuhishëm ushtarak të qeverisë kineze në ishujt e detit të Kinës Jugore.

Në bordin e një avioni zbulues të Marinës amerikane “P-8A Poseidon”, reporterët mundën të siguronin një pamje nga mbi 5 km lartësi të rripit koralor Spratly, i kthyer tashmë në një rajon me ndërtesa 5-katëshe, radarësh të fuqishëm, termocentralesh dhe pistash për avionë, mjaftueshëm sa për të siguruar uljen edhe të një avioni të madh ushtarak.



Gjatë fluturimit, ekuipazhi i avionit mori 6 paralajmërime të ndryshme nga ushtria kineze, e cila iu bënte të ditur se ndodheshin brenda territorit kinez dhe duhej të largoheshin sa më shpejt.

“Largohuni urgjentisht dhe sigurohuni të shmangni ndonjë keqkuptim”, thoshte njëri prej zërave paralajmërues.

Avioni i Marinës amerikane fluturoi mbi 4 ishujt kryesorë të arkipelagut Spratly, aty ku Kina ka ngritur fortifikimet e saj: Subi, Fiery Cross, Johnson dhe Mischief.

Mbi ishullin Subi, sensorët e “Poseidon”-it pikasën 86 anije, përfshi edhe anije të Rojes Bregdetare kineze të ankoruara në një lagunë gjigante, ndërsa në ishullin Fiery Cross një radhë të gjatë hangarësh që qëndronin përgjatë një piste të gjatë.

“Ishte surprizuese të shihje aeroporte në mes të oqeanit”,- tha ushtaraku Lauren Callen, udhëheqës i ekuipazhit të fluturimeve ajrore në bordin e avionit të Marinës amerikane.

Sa herë që avioni sfidohej nga ushtria kineze, përgjigjja e ekuipazhit të Marinës amerikane ishte e njëjtë.

“Jemi një avion sovran dhe imun i Marinës së Shteteve të Bashkuara, që po zhvilloj një aktivitet të ligjshëm shumë larg hapësirës ajrore kombëtare apo brigjeve të ndonjë shteti”,- ishte përgjigjja.

“Duke ushtruar këtë të drejtë të garantuar nga ligji ndërkombëtar, jam duke operuar në respektim të plotë të të drejtave dhe detyrimeve të të gjitha shteteve”.

Tags: CNNKinesfidëSHBASpratly

JU SUGJEROJME

E pazakontë/ Burri maskohet si dele për t’u arratisur nga burgu
Bota

E pazakontë/ Burri maskohet si dele për t’u arratisur nga burgu

14/02/2023
Kina i kundërpërgjigjet akuzave të SHBA-vë për spiunazh
Bota

Kina i kundërpërgjigjet akuzave të SHBA-vë për spiunazh

13/02/2023
Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi mes frikës dhe pasigurisë
Bota

Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi mes frikës dhe pasigurisë

13/02/2023
Pjesëtari i FSK-së rrëfen shpëtimin e 2-vjeçares: Na shikoi në fytyrë dhe filloi të qeshë
Bota

Numri i viktimave arrin në mbi 37.000, por ka dhe mrekulli, shpëtohen disa persona në Turqi

13/02/2023
Next Post
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, 8 të vdekur

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, 8 të vdekur

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In