Aktualitet

SHBA: SPAK do godasë të paprekshmit e Shqipërisë, ja si funksionon






               Publikuar në : 09:34 - 20/08/19 |
mapo.al

Ambasada amerikane në Tiranë postoi sot një tjetër video sensibilizuese për institucionet e reja që rrjedhin nga reforma në drejtësi. Sot ambasada shpjegon se si do të funksionojë SPAK-u. Në videon e animuar shkruhet se “SPAK-u ka për detyrë të hetojë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Zyrtarët e lartë dhe boss-ët e krimit ishin të paprekshëm deri më sot, por me ngritjen e SPAK-ut ata do të ndëshkohen. SPAK-u do të jetë i pavarur nga politika dhe do të godasë të paprekshmit e Shqipërisë, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë. Të paprekshmit s’do munden ta ndalojnë atë”.



Etiketa: , , , ,

Pas