Aktualitet

SHBA-të dërgojnë 125 trupa ushtarake në Kosovë, ja për çfarë janë të specializuar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:31 - 01/08/18 |
mapo.al

Mbi 125 ushtarë të batalionit për sulme nga helikopteri të Gardës Nacionale të shtetit amerikan Tenessee do të vendosen në Kosovë në shtator.


Për 11 muaj ata do t’i japin mbështetje forcave paqeruajtëse të NATO-s, KFOR-it, kanë konfirmuar nga Qeveria e shtetit të Tenessee.


Ndërkohë mbi 1200 ushtarë amerikanë do të vendosen në Ukrainë dhe Poloni, që është numri më i madh i trupave të shtetit të Tenesse të vendosur në misione ushtarake.


Ky bataljon që do të vendoset në Kosovë merret më lëvizje në ajër, kryen sulme ajrore dhe evakuim në rast të fatkeqësive ajrore.


“Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e pranishme në Kosovë prej më shumë se 20 vjetësh, ndërsa vitet e fundit me këto trupa ka komanduar Garda Kombëtare” njofton qeveria e shtetit të Tenessee.


Etiketa: , , ,

Pas