Kryesore

SHBA-të dërgojnë aeroplanin zbulues në Kosovë, mediat serbe: S’ka ardhur rastësisht…






               Publikuar në : 18:00 - 27/12/18 |
mapo.al

Analisti ushtarako-politik Miroslav Lazanski, ka thënë se, aeroplani zbulues amerikan “MC-12 Liberty” u ul në aeroportin e Prishtinës dje për të mbikëqyrur rrugët alternative nëpërmjet kufirit të dhëna në veri të Kosovës.


“Amerika ka 13 aeroplanë të tillë, është një avion për vëzhgim, zbulim,… Mendoj se u prezantua në vitin 2009 për përdorim operativ. Këta aeroplanë u përdorën për herë të parë në Irak dhe ai ka dy anëtarë të ekuipazhit”,- citohet të ketë thënë Lazanski për TV Pink, përcjell Telegrafi.



Siç ka shtuar ai, ky aeroplan ka ardhur ndoshta për të shqyrtuar dhe parë pozitën e ushtrisë serbe në pjesën jugore të Serbisë.

“Ai nuk ka për të hyrë në hapësirën ajrore të Serbisë, sepse ajo ka aftësinë për të mbikëqyrur anën e asaj, krejt çfarë ndodh, pesëdhjetë kilometra nga kufiri”.

Ndërsa duke komentuar mbi mundësinë e një konflikti në Ballkan, Lazanski ka theksuar se asgjë nuk do të ndodhë.

“Nuk ka luftë në Ballkan, së pari sepse nuk ka kapacitet për ndonjë konflikt, dhe së dyti, askujt nuk i konvenon, si dhe e treta, sepse tani që Rusia dhe Amerika që të luftojnë për Ballkanin, kjo do të ishte një pritje naive”,- ka thënë Lazanski.

<
>
The MC-12 Liberty aircraft, assigned to the 361st Expeditionary Reconnaissance Squadron, is a manned, special-mission turboprop aircraft designed for intelligence, surveillance and reconnaissance missions. The 361st ERS was activated May 1 at Kandahar Airfield. Lt. Col. Darren Halford is the first commander of the new unit. (U.S. Air Force photo by Senior Airman Nancy Hooks/Released)
09-0640-bb-mc-12w-9th-rw-nellis-14-03-2012 13i_spypln2016_mc12atbagramandchinook_live 52dfdc1a11ffbf2d7f00a0e3f32dae03 Collecting data and intelligence 100329-F-9503H-064 MC-12 begins mission in southern Afghanistan 111019-F-BQ124-002 140122-F-CY182-073 140922-F-HK496-013 1389201_-_main 2084137 6100998280_0b2fa5c6e1_b 8105339738_904f76d973_b 8105349754_9cf7201fa5_b 15015478748_6ed52734d3_b 15179035346_87033002cb_b 26632902717_6ebb21c5ed_b 40378187975_9aa8952cfc_b 40626304514_1789f4ca99_b DqvRzMcX0AA4dbA emarss-1 f41af1bae5011948ccb63a42a1f20596 maxresdefault mc-12-banner mc-12-liberty_007 mc12w-1 mc12w-4 RF_13-3_MC-12_0888-1 ricksmc1221 webmc-12-at-beale


Etiketa: , , , ,

Pas