Aktualitet

SHBA-të dhurojnë 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:17 - 24/03/21 |
mapo.al

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar 29 automjete ushtarake të lëvizshmërisë së lartë, ose ‘Humvee’ për Forcat e Armatosura Shqiptare.






Gjatë ceremonisë së dhurimit të mjeteve për FA-të, ambasadorja e SHBA Yuri Kim, tha se e sotmja, nuk është thjesht një mundësi për të kryer një ceremoni, por një mundësi për të takuar komandantin e ri të forcës tokësore të Shqipërisë, Gjeneral Kingjin.


Ky dhurim, është vendimtar, për përgatitjet e fundit për një ngjarje historike, ‘Stërvitja Defender 21’. Yuri Kim, u shpreh se kjo do të jetë stërvitja më e madhe ushtarake ndonjëherë në Evropën Juglindore dhe sigurisht do të tregojë rëndësinë e Shqipërisë në rajon.







Diplomatja amerikane u shpreh krenare që Shqipëria i përgjigjet detyrës, duke qenë gjithmonë në krah të SHBA, pavarësisht sa të rrezikshme janë misionet, pavarësisht sa larg shtëpisë.

Lexo edhe :  Bumçi: Europa s’e mbështet vendimin e SHBA për shpalljen e Berishës “non grata”



Mjetet e reja të dhuruara nga SHBA do të përdoren kryesisht nga batalioni i II i këmbësorisë në Forcën Tokësore, i cili është një strukturë në gatishmëri dhe dispozicion të Aleancës për t’u dislokuar kudo dhe kurdo.



1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas