Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka mbajtur një qëndrim gjatë ditës së sotme lidhur me rrëzimin nga ana e Gjykatës Kushtetuese të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Ambasada vazhdoi të japë mbështetjen e saj për krijimin e një strukture të tillë, për të cilën bëri të ditur se Shteti shqiptar ka biseduar edhe me ekspertë të FBI-së.
Nga ana tjetër, Ambasada theksoi se është e nevojshme që një gjë e tillë të ndodhë në respekt të plotë të Kushtetutës së vendit dhe se arsyetimet e Gjykatës Kushtetuese duhen marrë në konsideratë në këtë drejtim.