Aktualitet

SHBA – Të shtëna brenda një salle lojrash, 3 të vdekur dhe 3 të plagosur














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:29 - 27/12/20 |
mapo.al

SHBA – Një person i armatosur hapi zjarr të shtunën në mbrëmje brenda një salle bowling-u në Rockford, Illinois, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur tre të tjerë.






Autori i dyshuar u prangos menjëherë pas të shtënave, sipas shefit të Policisë, Dan O’Shea, duke mos lëshuar informacionë shtesë për të apo viktimat.


“Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, autori ishte akoma në ndërtesë. Asnjë oficer nuk gjuajti me armë, por individi që ne besojmë se është përgjegjës dhe i vetmi që besojmë në këtë pikë të jetë i përfshirë, është në paraburgim “, – u shpreh shefi i Policisë.





Ai bëri të ditur se dy adoleshentë janë qëlluar, por pa cilësuar nëse bëhet fjalë për të plagosurit apo të vdekurit.



Policia ka pastruar zonën dhe po kërkon që publiku të qëndrojë larg. Sipas mediave të huaja, regjistrohen 35 vrasje në Rockford gjatë 2020-s, rekord që thyen numrin e vrasjeve prej vitit ’65.

Lexo edhe :  U shpall "non grata" nga SHBA, reagon Sali Berisha


1


Etiketa: , , , ,

Pas