Aktualitet

SHBA tejkalon shifrën e 200 mijë të vdekurve nga koronavirusi







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:59 - 22/09/20 |
mapo.al

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tejkaluar shifrën e 200 mijë të vdekurve nga COVID-19.


SHBA është shteti që ka numrin më të lartë të viktimave nga Covid-19 në botë.


Sipas mediave botërore, SHBA po humbet deri 800 njerëz në ditë për shkak të Covid-19. Kulmi i të vdekurve për shkak të koronavirusit në SHBA u regjistrua më datë 15 prill, kur u shënuan 2 806 viktima në një ditë të vetme, raporton Reuters.



Gjatë muajve të parë të pandemisë, ekspertët thanë se në SHBA, maksimalisht 200 mijë persona mund të humbasin jetën nga pandemia e koronavirusit.


Të hënën, presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha se ai kishte bërë një punë fenomenale për të ndaluar pandeminë e koronavirusit, që ka infektuar gati 6.9 milionë amerikanë.


Trump ka pranuar se ka minimizuar rrezikun e koronavirusit më herët, sepse ai nuk ka dashur të “krijojë panik”.

Kur kanë mbetur edhe më pak se 6 javë nga zgjedhjet në SHBA, të cilat zhvillohen më 3 nëntor, presidenti Donald Trump është më dobët se rivali i tij Joe Biden.

Donald Trump shpesh ka vënë në dyshim këshillat e ekspertëve shkencorë për gjithçka, nga mundësia për të prodhuar një vaksinë te rihapja e shkollave dhe bizneseve deri te mbajtja e maskës.


Etiketa: , , ,

Pas