Aktualitet

SHBA u kërkon udhëheqësve botërorë të vaksinojnë 70% të popullsisë brenda 2022














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:25 - 15/09/21 |
mapo.al

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë presion udhëheqësve të botës të miratojnë atë që ata e quajnë objektiv ambicioz për t’i dhënë fund një shpërthimi të ri të koronavirusit që përfshin vaksinimin e 70% të popullsisë deri në vitin 2022.






Citimi është shkëputur nga një dokument i publikuar në Ruters një ditë më parë.


Dokumenti tre-faqësh i është drejtuar shteteve, organizatave ndërkombëtare dhe sektorit privat i ftuar në një samit online të planifikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.







Sipas shkresës, SHBA u bën thirrje vendeve prodhuese të vaksinës të dhurojnë 1 miliardë doza shtesë vaksine dhe të përshpejtojnë shpërndarjen e 2 mld dozave të vaksinës për të cilat janë zotuar deri tani.



Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre konfirmoi objektivin e vaksinimit prej 70%, por nuk dha detaje mbi samitin ose dokumentin.

Lexo edhe :  Gjenerali Luan Hoxha, ‘pentito’ në SHBA, dëshmon në FBI për Gërdecin


50


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas