Aktualitet

SHBA/ Vetëkarantinohen tre zyrtarë kryesorë që merren me koronavirusin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:21 - 10/05/20 |
mapo.al

Tre zyrtarë kryesorë amerikanë që drejtojnë përpjekjet e qeverisë kundër koronavirusit ndodhen në vetë-karantinim pasi kanë qenë në kontakt me persona të infektuar pozitivisht me COVID-19.


Sipas njoftimeve zyrtare dhe atyre të mediave, Anthony Fauci, anëtar i rëndësishëm i grupit të punës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë, konsiderohet relativisht pak i rrezikuar, bazuar në shkallën e ekspozimit të tij. 79-vjeçari Fauci është testuar negativisht për COVID-19 dhe do të vazhdojë të testohet rregullisht, thanë zyrtarët.


Drejtori i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 68 vjeçari Robert Redfield “do të punojë nga shtëpia për dy javët e ardhshme” pas një ekspozimi me rrezikshmëri të ulët të mërkurën ndaj një personi në Shtëpinë e Bardhë të testuar pozitivisht, njoftoi gazeta Washington Post duke cituar një zëdhënës.


Komisioneri i Administratës së Ushqimit dhe Barnave Stephen Hahn, i cili është 60 vjeç, po ashtu ndodhet në vetë-karantinë për disa javë pasi ka qenë në kontakt me dikë që ishte testuar pozit për COVID-19. Të tre zyrtarët janë planifikuar të dëshmojnë të martën para një komisioni të Senatit, i cili po shqyrton masat e qeverisë për rihapjen e bizneseve.


Në Shtetet e Bashkuara, tetë nga çdo 10 të vdekur me COVID-19 kanë qenë persona 65-vjeç e sipër. Të premten, Katie Miller, sekretare shtypi e nënpresidentit Mike Pence dhe gruaja e njërit prej këshilltarëve të Presidentit Trump, testoi pozitive, duke ngritur alarmin se virusi mund të ishte përhapur brenda rrethit më të ngushtë të Shtëpisë së Bardhë. Numri i të konfirmuarve me COVID-19 në SHBA është mbi 1,3 milion ndërsa i të vdekurve mbi 78,600./VOA/


Etiketa: , ,

Pas