Wednesday, June 15, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

SHBA/ Yuri Kim: Do ushtroj presion që Shqipëria të zgjidhë krizën

by mapo.al
29/10/2019
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

UASHINGTON – Kandidatja për ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, doli në një seancë dëgjimore në Senatin amerikan këtë të martë. Ajo deklaroi se nëse konfirmohet në detyrë do të ketë tre prioritete. Fillimisht do të inkurajojë Shqipërinë që të vazhdojë kursin për të dhënë 2% në NATO deri në vitin 2024.

Së dyti, Kim theksoi se do të vazhdojë të promovojë zhvillimin demokratik të Shqipërisë, duke ndikuar që vendi të dalë nga kriza politike ku ka hyrë prej disa muajsh. Ajo u shpreh se sapo të marrë misionin e saj në Tiranë, do të ndikojë te liderët e mazhorancës dhe opozitës që vendi të kalojë situatën e vështirë politike.

“Në terma të menjëhershëm, do të ushtroj presion tek liderët e Shqipërisë që të kalojnë krizën politike aktuale”, tha ajo.

Kandidatja për ambasadore përmendi edhe reformën në drejtësi, duke theksuar se procesi i ardhshëm është ai për ngritjen e SPAK dhe BKH. “SHBA-të do të inkurajojnë Shqipërinë që të implementojë në mënyrë të plotë reformën në drejtësi, të vazhdojë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të themelojë SPAK dhe BKH”, tha ajo. “Së treti do të promovoj investimet amerikane në Shqipëri në mënyrë që të rriten zhvillimet në të dyja vendet”, ka shtuar e nominuara për ambasadore të SHBA në vendin tonë.

Ajo tha se sheh si përpërësi edhe ndihmën teknike për Shqipërinë në hetimin, ndjekjen dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërnacional. Shqipëria, tha Kim në seancë, ka një emër jo të mirë për krimin e organizuar, për trafikimin e njerëzve, sidomos të grave si dhe të narkotikëve përmes kufijve.

Gjithashtu Kim u shpreh se do ta ndihmojë Shqipërinë që të ketë paraqitje sa më të mirë në Presidencën që do të ketë në OSBE.

Ndërsa duke u fokusuar te angazhimi në NATO, ajo tha se ushtarët shqiptarë kanë luftuar krah për krah me trupat amerikane në Afganistan dhe kanë shërbyer për këshillimin dhe trajnimin e forcave afgane krahas trupave të SHBA.

Shqipëria, tha zonja Kim, ka qenë një partnere e besueshme në koalicionin global për të mposhtur ISIS-in dhe “ka treguar se jo vetëm vlerëson përfitimet nga anëtarësimi në NATO, por edhe përqafon përgjegjësitë që burojnë nga të qënit anëtare e aleancës”.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të senatorëve për ndikimin e mundshëm të Rusisë në rajon, zonja Kim tha se fatmirësisht, përpjekjet e Rusisë në këtë aspekt nuk kanë patur shumë efekt. Për këtë arësye, tha zonja Kim, “e kemi për detyrë që t’i mbajmë më afër miq të tillë si Shqipëria në kohë si kjo”. Ka rëndësi, tha ajo, që t’i ndihmojmë shqiptarët të forcojnë institucionet, në mënyrë që ata të jenë më rezistentë ndaj përpjekjeve të Rusisë si dhe të depërtimit ekonomik të Kinës.

Nëse konfirmohet në detyrë ajo do të jetë e para femër koreano-amerikane që të përfaqësojë si ambasadore SHBA-të.

KARRIERA DIPLOMATIKE
Yuri Kim është anëtare në stafin e lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.

Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Ajo ka qenë gjithashtu Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpalëshe për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Zonja Kim ka shërbyer si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad dhe në Ankara. Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.

LEXO EDHE:  

Tre prioritetet e mia në Shqipëri

Yuri Kim i referohet Albin Kurtit: Jo ndryshim të kufijve

Tags: Ambasadorja e SHBAkriza politikepresionYuri Kimzgjidhje

JU SUGJEROJME

OKB: Më shumë se 4,400 civilë ukrainas të vrarë që nga shpërthimi i luftës
Bota

OKB: Më shumë se 4,400 civilë ukrainas të vrarë që nga shpërthimi i luftës

15/06/2022
Qytetarët në protestë: “Ka shkuar 5 mijë lekë shishja e vajit, ministrat bëjnë qejf në hotelet e Dubait”
Aktualitet

Qytetarët në protestë: “Ka shkuar 5 mijë lekë shishja e vajit, ministrat bëjnë qejf në hotelet e Dubait”

15/06/2022
Rritja e ulët ekonomike përbën një krijim të ngadaltë për Britaninë
Bota

Rritja e ulët ekonomike përbën një krijim të ngadaltë për Britaninë

15/06/2022
Berisha, vjen urimi i parë nga një udhëheqës i lartë i vendeve anëtare të BE-së
Kryesore

Berisha, vjen urimi i parë nga një udhëheqës i lartë i vendeve anëtare të BE-së

15/06/2022
Next Post
Shqiptarët në kampet siriane japin alarmin: Po na afrohet ISIS

Shqiptarët në kampet siriane japin alarmin: Po na afrohet ISIS

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Pse braktisi Prishtinën për Tiranën, mediat e huaja jehonë vendimit të Dua Lipës
  • OKB: Më shumë se 4,400 civilë ukrainas të vrarë që nga shpërthimi i luftës
  • Qytetarët në protestë: “Ka shkuar 5 mijë lekë shishja e vajit, ministrat bëjnë qejf në hotelet e Dubait”
  • Rritja e ulët ekonomike përbën një krijim të ngadaltë për Britaninë
  • Modelja e njohur flet për gjendjen shëndetësore të partnerit të saj



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In