Shefi ekzekutiv i skuadrës së Interit, Marco Tronchetti është kapur për të parën herë mat në shoqërinë e një femre shumë më të re së vetja, pas ndarjes nga bashkëshortja Afef Jnifen.
Revista italiane “Chi” ka publikuar disa fotografi të tijat dhe modeles ruse, të realizuara gjatë pushimeve të tyre në Sardenja.Ajo shihet në to duke përqafuar Tronchettin, ndërsa ky i fundit pikaset i buzëqeshur.
Risjellim në vëmendje se Tronchetti ka lënë pas një martesë 20-vjeçare. Ndërkohë, ish-bashkëshortja e tij do të martohet në fund të vitit për të katërtën herë. Shefi ekzekutiv i Interit ishte bashkëshorti i saj i tretë.