Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka shprehet se Saimir Tahiri ka dosje të cilat sipas tij fundosin kryeministrin Edi Rama. Shprehja e përdorur nga Saimir Tahiri gjatë gjyqit javën e kaluar të Krimet e Rënda, për “shefin e madh”, sipas Nokës është mesazh i drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama.
“Mesazhi tha që Saimir Tahiri për Ramën… “unë brenda, të marr ty se kam dosjen e Olsi Ramës”. Kodi i mafias e njeh… Leje çfarë mohoi ai, e kërcënoi Edi Ramën. Ka dosje përvëluese për kryeministrin Edi Rama”, tha Noka te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv.