Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka mbërritur në Tiranë. Ai është pritur në aeroportin “Nënë Tereza” nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Shefi i Aleancës Veri-Atlantike dhe ministrja e Mbrojtjes zhvilluan një takim të shkurtër ku u diskutua për situatën në vend, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes.
Stoltenberg do takojë më pas kryeministrin Edi Rama me të cilin do ketë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Vizitën e tij disaorëshe në Tiranë, Jens Stoltenberg do ta përmbyllë me takimin në Presidencë me kreun e shtetit, Ilir Meta.