Sekretari i Përgjithshëm NATO-s, Jens Stoltenberg do të zhvillojë sot një vizitë disaorëshe në Tiranë. Ai do të mbërrijë pas mesdite në aeroportin “Nene Tereza”, ku do të pritet nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Ndalesa e parë do të jetë në Kryeministri, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama, shoqëruar me takim dypalësh dhe një konferencë të shkurtër për shtyp.
Më pas, Sekretari Stoltenberg do të zhvillojë një takim dypalësh në Presidencë me kreun e shtetit, Ilir Meta. Pas këtij takimi, ai do të largohet nga Tirana për të udhëtuar drejt Maqedonisë.