Aksi Sauk-TEG kontrollohet prej një kohe të gjatë nga policia me dronë dhe patrulla të rrugores, për të kapur shkelësit dhe parandaluar aksidentet.
Në një intervistë shefi i Policisë Rrugore, Erion Ahmeti tha se ky aks po ashtu edhe rrugë të tjera interurbane kryesore dhe dytësore si edhe bulevarde, ka pasur raste të mjeteve që lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara monitorohen me radar 24 orë.
Nga analiza që është bërë nga policia rrugore në mbyllje të sezonit turistik ka rezultuar se shkelja më e shpeshte e drejtuesve të mjetit ka qenë parakalimi i gabuar që ka sjellë jo vetëm aksidente por edhe trafik të rënduar në shumë akse.
Shkelësit më të mëdhenj të Kodit Rrugor kanë rezultuar emigrantët. Ai tha se shqiptarët rezidentë në BE, janë më arrogantët në timon.
Në nisje të vitit të ri shkollor shefi i komisariatit rrugor Erion Ahmeti tha se është hartuar një plan masash për të patrulluar pranë shkollave dhe për të kontrolluar mjetet që janë licencuar për të transportuar nxënës.
Falë masave të marra nga ana e policisë krahasuar me një vit më parë në kryeqytet janë shënuar 30 % më pak aksidente me pasojë vdekjen.