Aktualitet

Shefi i ushtrisë letoneze: Si humbi jetën ushtarakja shqiptare





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:21 - 07/05/19 |
mapo.al

Shefi i Ushtrisë letoneze, Gjenerali, Leonids Kalnins ka treguar disa rrethana të ngjarjes së rëndë në Kampin Adazi, ku humbi jetën ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj dhe u plagos rëndë, major Klodian Tanushi.


Në një intervistë telefonike për TCH ai thotë se “Mëngjesin e së hënës, në orën 09:13 po zhvilloheshin disa trajnime. Ushtarakët shqiptarë po bënin përgatitjet pikërisht për këtë trajnim. Gjatë këtyre parapërgatitjeve ndodhi një shpërthim i disa mjeteve ushtarake”. Gjenerali nuk tregon se çfarë ishte mjeti ushtarak që i mori jetën Zarife Hasanit. “Për momentin ne nuk e dimë se çfarë lloj mjetesh kanë shpërthyer, pasi ka nisur një hetim për këtë aksident. Nuk do të doja të flisja më tej me detaje se çfarë mjeti shpërthyes ishte, pasi jemi në pritje të rezultateve të këtij hetimi”, tha ai.




Pyetje: Incidenti ndodhi gjatë trajnimit apo gjatë një misioni real për demontimin e minave të vërteta?

Ka ndodhur përpara trajnimit të vërtetë. Trajnimi ishte i përbashkët me kontigjentin polak të një kompanie tankesh. Ata po tentonin të realizonin një qitje reale të ngjashme me situatë lufte. Ekipi shqiptar po përgatiste zonën nga ku më pas do të zhvillohej trajnimi në bazë të specifikave të caktuara.

Incidenti ndodhi në një laborator mësimor brenda bazës apo në një fushëbetejë të improvizuar?

Ndodhi në një fushë ku misioni i tankeve ishte të gjuanin.

Ky incident i rëndë a ka ardhur si pasojë e një gabimi njerëzor apo diçka tjetër?

Nuk dëshiroj të them asgjë për momentin nëse është një gabim njerëzor apo një aksident sepse hetimi është në vijim e sipër. Ky vend trajnimi në Letoni ka 90 vite që përdoret. 1 në 10 milionë është probabiliteti për të ndodhur diçka e tillë. Është një ngjarje për të adhur shumë keq dhe ngushëllimet e thella shkojnë tek ushtarakët shqiptarë.

Si është gjendja shëndetësore për dy oficerët e tjerë që u plagosën?

Njëri prej dy ushtarakëve ka plagë të lehta. Dje, pas përfundimit të vizitës në spital, ai ka dalë nga spitali dhe ndodhet në bazë. Ndërsa oficeri tjetër është në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve, në spitalin e Rigës. Jeta e tij është në një rrezik të madh.

***

Sakaq sot në Letoni ka qenë dhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila përmes një komunikate për mediat njoftoi se “major Klodian Tanushi është në gjendje shumë të rëndë”. Ndërsa reshter Juliaj Kapaj është në gjendje të mirë.

Ceremonia për Zarife Hasanin

Ceremonia shtetërore e lamtumirës për nëntetaren Zarife Hasanaj do të zhvillohet gjatë paradites së të premtes më 10 maj 2019. Trupi i efektives që humbi jetën një ditë më parë pritet të mbërrijë në Atdhe ditën e enjte, më datë 9.

Trupi i efektives Hasanaj do të transportohet me avion ushtarak. Efektivja Zarife Hasanaj do të shoqërohet edhe nga një efektiv kanadez, një letonez dhe kolegë të saj shqiptarë, pjesë e kontigjentit ku bënte pjesë Efektivja Zarife Hasanaj do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza”, me protokoll ushtarak e me pas do te dergohet prane familjes se saj.


Etiketa: , , , ,

Pas