Aktualitet

Shehaj: Bashkia Tiranë i jep 14.2 mln € ‘Fusha shpk’, për 4 shkolla














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:16 - 13/11/19 |
mapo.al

Përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’, ish deputeti i PD-së, Agron Shehaj, ka denoncuar një aferë korruptive sipas tij, ku del se Bashkia Tiranë, i jep 14.2 milionë euro kompanisë ‘Fusha shpk’, për ndërtimin e katër shkollave, kjo me arsyen për të vjedhur paratë publike.






Shehaj thotë se Kostoja e ndërtimit (8.2 milionë euro) është 2-3 herë më e lartë se kosto e tregut, kurse ajo e mobilimit dhe mirëmbajtjes (6 milionë euro) është 10 herë më të shtrenjta se tregu.


Postimi i plotë







14,2 milionë euro i ka dhënë Bashkia Tiranë klientit të saj kryesor Fusha shpk për ndërtimin e katër shkollave me formulën e koncesionit, shpikja unike në botë e dyshës Rama-Veliaj për të vjedhur paratë publike. Asnjë konkurent tjetër në tender dhe oferta e vetme e konsorciumit me në krye Fushën ishte sa 99,9999% e fondit limit. Korrupsion i pastër që përshkruhet në çdo manual për zbulimin e korrupsionit në tendera.




8,2 milionë euro do jenë për ndërtim, kurse 6 milionë euro do jenë për mobilim dhe mirëmbajtjen e shkollave për 7 vitet e para. Kostoja e ndërtimit është 2-3 herë më e lartë se kosto e tregut, kurse ajo e mobilimit dhe mirëmbajtjes është 10 herë më të shtrenjta se tregu (në fakt, kostoja e mirëmbajtjes për vitet e para të godinave të reja është thuajse zero).



Mos mendoni se Fusha do vjedhë gjithë këto para publike duke e qerasur Kryetarin e Bashkisë vetëm me ndonjë natë në hotel luksoz.

1


Etiketa: , , , ,

Pas