Aktualitet

Shehaj: Inceneratori i Tiranës si skandali i Unazës së Re, Rama fsheh përfituesin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:46 - 16/10/20 |
mapo.al

“Edi Rama nuk i jep përgjigje një pyetje të thjeshtë: kush janë pronarët e kompanisë së koncesionit të inceneratorit të Tiranës? Kujt do t’i shkojë të paktën 128 milionë euro nga taksat tona?” – pyet ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj.


Në një status të publikuar në Facebook, ndërsa kryetari i PD-së po mbante një konferencë për mediat për këtë çështje, Shehaj shkruan: A ka kryeministër në botë që nënshkruan kontratë me dikë që nuk e njeh? Që i jep qindra milionë euro pa e ditur se kujt ja jep? Nuk ka. As Edi Rama nuk është i tillë: ai e di se kush qendron pas inceneratorit të Tiranës.


Sipas Shehajt, “fakti që nuk e thotë dot publikisht emrin e përfituesit ndërkohë që e mbron koncesionin, ka vetëm një shpjegim të arsyeshëm: vetë Rama mund të jetë përfituesi i kësaj kontrate qindra milionë eurosh.”



Ish-deputeti e krahason këtë skandal me atë të ndërtimit të Unazës së re, të cilën e denoncoi vetë Shehaj.


“Ju kujtohet tenderi i Unazës së Re?! Është e njëjta vjedhje!Afera e inceneritorit te Tiranës është si skandali i DH Albania. Rama fsheh pas kompanise quacke emrin e përfituesve”– shkruan Shehaj.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas