Sport

Shehi “dënon” Skënderbeun, merren masa për lojtarët indiferentë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:32 - 02/04/19 |
ro ot

Nuk ka pushim për Skënderbeun, paçka se në 10 ditët e ardhshme nuk kanë në program ndeshje zyrtare (pas përjashtimit të Kamzës).






Edhe pse lojtarëve u ishte thënë që do t’u ktheheshin përgatitjeve vetëm të martën, axhenda ka ndryshuar. Ky është “dënimi” i dhënë nga ana e stafit teknik për ekipin pas asaj paraqitjeje të shëmtuar në Gjirokastër. Pushimet dyditore janë anuluar, ndaj dje që të gjithë startuan nga puna për javën antiPartizan.


Në “Tropikal Resort” të pranishëm kanë qenë të gjithë lojtarët që luajtën në fundjavë, ndërsa seanca nisi me një analizë nga ana e stafit teknik. Në diskutimin e zgjatur gati 20 minuta, Orges Shehi është shprehur tejet i pakënaqur nga reagimi i ekipit, pavarësisht se në seancat stërvitore kanë treguar shumë. Trajneri ka qenë tepër i revoltuar sidomos pas “shfryrjes” që i ka bërë presidenti Ardjan Takaj një ditë më parë në një intervistë ekskluzive të dhënë për “Panorama Sport”.







shehi




Nga sa mësohet, durrsaku nuk i ka kursyer kritikat për të tijtë, duke u treguar edhe një herë se lojtarëve që shfaqin indiferentizëm në ekip do t’u tregohet stoli për ndeshjet e ardhshme. Një paralajmërim i pastër ky. Nga ana tjetër, Shehi ka përsëritur edhe një herë se ky grup duhet të arrijë objektivat minimale për sezonin, që është renditja në vendet që të çojnë në Europë.

Lexo edhe :  Po kjo a ju pëlqen? Ky është mbret, jo thjesht kordhëtar!


Pas trajnerit, fjala i ka takuar zëvendëskapitenit Vangjeli, që nuk e ka fshehur mërzinë e tij për shkak të impenjimit të pakët, kryesisht nga ana të rinjve në ndeshjen e fundit të humbur nga bardhekuqtë.

RADAS – Marko Radas ndodhet ende në Kroaci për të mbyllur të gjithë pjesën e dokumentacionit të nevojshëm për pajisjen me nënshtetësinë shqiptare. Sikundër thuhet nga klubi, ai do të qëndrojë edhe për disa ditë në vendlindje, derisa të gjitha dokumentet të jenë gati për të nisur aplikimin në instancat shqiptare për marrjen e pasaportës. Nga sa mësohet, veç tij edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët po presin nënshtetësinë.

1


Etiketa: , , , ,

Pas