Në komisionin e Ekonomisë ku pati jo pak debat për lirimin nga masa e arrestit të Saimir Tahirit, ka folur edhe deputeti I LZHK-së, Dashamir Shehi.
“Sot kryefjala e tërë punëve është kjo: a do të vazhdojmë me këtë lloj situate?! Se mbrëmë ishte në arrest shtëpie ky, i shihte ndeshjet nga kolltuku, tani do t’i shohë nga bastet që ka afër shtëpisë, ministri i Brendshëm.
Do të vazhdojmë kështu sot se mbrëmë kanë arrestuar –si e ka dëshmitari atje, – se kjo është shumë e bukur, është komedi, në asnjë vend nuk ndodh po ta mendoni: këtë që denoncoi, e arrestojnë pse kaloi në Kosovë, i denoncuari nuk arrestohet kur kalon Italinë! Dhe këtu mbyllet muhabeti! Mos u merrni fare me komentet, merruni seriozisht me këtë punë. Mos e mendoni fare si e mendon partia jonë, mendoni njëhërë si e mendojnë partitë e tjera që na shohin nga Europa.
Ka bërë vaki në ndonjë shtet që ka shkuar të lypë tek dera e komshiut, të hyjmë në Europë me këto njerëz që ka, me këto ministra të Brendshëm?! Për çfarë na akuzon Europa ne? Për drogë, për korrupsion, se nuk na akuzon për varfërinë. Sikur këta zotërinjtë të ishin ministrat e Ekonomisë, siç debatohet sot në Itali.
Jo mor! Në Shqipëri ato njohin dy vetë, kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm! Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, rresht pas rreshti, janë njerëz të kriminalizuar! U mbyll kjo punë!..”, tha Shehi.