Politika

Shehi sulmon Ramën: Hoqa dorë nga pronat e mia, ti i je vënë pas teatrit ke…





               Publikuar në : 15:54 - 05/07/18 |
mapo.al

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e këtyre ditëve por edhe kryefjalën e debatit të sotëm, Teatrin Kombëtar.


Përmes një fjalimi të fortë Shehi pohoi se Teatri është e vetmja vlerë që ka qendra e Tiranës, ndërsa nënvizoi rëndësinë që të ruhet historia e qytetit. Ai e cilësoi projektligji për teatrin një vjedhje të pastër.



Po ashtu ai mori si shembull edhe një eksperiencë të tijën personale, ndërsa tregoi se kishte hequr dorë nga pronat e tij të ligjshme, ndërsa sipas tij Rama kishte 20 vjet që ishte vënë pas teatrit.


“Ky Kuvend ka halle të tjera, por ka dhe hallet e parave. Ky i joni qenka kaq i këndshëm saqë merremi me këtë punë. Kam pasur një tufë pronash në Tiranë dhe në Shqipëri tek viti i tretë u mërzita, që ishin dhe tokat e babait tim të ligjshme, kurse ky (Rama) ka 20 vjet vetëm do të marrë atë pronën atje.

Kjo qoshe e Tiranës, jo vetëm për ne që jemi të këtij qytetit, është hapësira publike më e nderuar për t’u mbajtur. Nuk ka asnjë vend tjetër në Shqipëri që mund të jetë shkruajtur aq më shumë.

Nëse ka diçka europiane ky qytet, se shumicën i shkatërroi Enver Hoxha, por nëse ka ngelur diçka që përfaqëson qytetin është kjo këtu (Teatri).

Ai nga ana e urbanistikës është i vjetër, por po qe për pallate të reja, Europa është e mbushur. Por atë se bëjmë dot. Se bëjmë dot stadiumin ‘Qemal Stafa’. Arsyetim më idiot se ‘qenka e vjetër’”,- tha Shehi.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas