Paris SG po përgatitet për merkaton e verës së ardhshme, me qëllimin që këtë herë të mos dështojë në fitimin e “Champions League”.
“RMC Sport” ka bërë me dije se drejtuesit e PSG kanë folur me ish-futbollistin e Leicester, i cili në sezonin e kaluar u zgjodh futbollisti më i mirë i sezonit.
Gjithsesi, Chelsea kërkon 100 milionë euro për 27-vjeçarin që nga ana e tij do të qëndronte me kënaqësi në Londër.
Marrëveshja do të arrihej vetëm nëse PSG do të paguajë shifrën e lartpërmendur, që do t’i bënte punë klubit të Chelsea duke parë se arritja në Champions League është thuajse e pamundur.
PSG, pasi shpenzoi 400 milionë euro për të marrë Neymar dhe Mbappe në sezonin e ardhshëm, 100 milionë euro është sakrifica e radhës që përgatitet të bëj për Kante…