Në studion e News24 në emisionin “A Show”, ishte i ftuar Koço Kokëdhima, për të folur për kapitullin që kryeministri zë në historinë e vendit. Ai thotë se e njeh mirë Ramën dhe thotë me bindje që kur ska pushtet është djali më i mirë i Tiranës, por kur ka pushtet kthehet në një njeri pa zemër.
“Unë mendoj që gjithmonë takimet e mia me Ramën kanë qenë takime pa hyrje e dalje. Ka pas nevojë gjithnjë për një takim, kam biseduar gjithnjë për një përmbajtje konkrete. Unë Ramën nuk e kam parë si një gjë që më përket mua por si një figurë politike së majtës. E kam parë për rolin dhe kontributin që mund të jepte tek e majta. Nuk e kam parë si mik por në mënyrë tendencioze në kuptimin e një interesi madhor që mund të luante ai në politike”.-shprehet Kokëdhima.
Ai u shpreh se Rama është një dështim i madh dhe një zhgënjim i madh.
“Ai është shëmbëlltyra më e errët e Shqipërisë. Besoj të jetë kapitulli i fundit më i vështirë i këtij tranzicioni. Unë rrethohem nga njerëz që i dua dhe me duan merrem me politikë, biznes, art. Nuk jam i zemëruar as me Ramën, Sailun, Ilirin. Nuk kam ngarkesë personale me asnjërin prej tyre. Sigurisht që do të doja shumë që ky njeri që kur s’ka pushtet është dëgjues shumë i mirë, ndërsa në pushtet s’ka zemër, vesh, njerzillëk, sy, s’ka asgjë. Kur s’ka pushtet është djali më i mirë i Tiranës”.-shprehet Kokëdhima.
/Gazeta Mapo/