Një galeri miniere në Thekën të Martaneshit është shembur mesditën e sotme.
Burime bëjnë me dije se brenda saj ka disa minatorë të bllokuar.
Disa prej tyre kanë mundur të dalin ndërkohë që vijon puna për nxjerrjen e të tjerëve.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur katër autoambulanca.
Nuk dihet ende shkaqet e shembjes së minierës dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Autoritetet lokale kanë kërkuar ndihmë nga Dibra dhe Burreli.