fbpx

Aktualitet

Shembet shkolla në Kenia, 7 fëmijë të vdekur (FOTO+VIDEO)






               Publikuar në : 12:20 - 23/09/19 |
mapo.al

Të paktën shtatë fëmijë kanë vdekur nga shembja e një klase në një shkollë fillore në kryeqytetin kenian të Nairobit, thanë zyrtarët. Struktura prej druri në ‘Precious Talent Top School’ u rrëzua vetëm pak minuta pas nisjes së mësimit të hënën. Incidenti ndodhi pak para orës lokale 07:00.

Dhjetëra njerëz raportohen të lënduar, të cilët janë dërguar në spitalet e qytetit. Ekipet e shpëtimit kanë hasur vështirësi për mbërritjen në vendin e ngjarjes për shkak të turmave të njerëzve të mbledhur aty pranë.

Drejtori i shkollës, Moisi Ndirangu, tha se vendosja e një tubi të kanalizimeve afër shkollës ka çuar në rrëzimin e ndërtesës, pasi sipas tij mund të ketë dobësuar themelet e saj.

Kryqi i Kuq ka transferuar disa fëmijë në Spitalin Kombëtar Kenyatta. Banorët janë ankuar për përgjigjen e ngadaltë të urgjencës, raporton BBC.

Imazhet në mediat sociale tregojnë qindra banorë të mbledhur rreth shkollës, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë nëpër rrënoja.





Etiketa: , , ,

Pas