Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Kasharit.
Soleta e një pallati është shembur gjatë punimeve dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një punëtor.
Shtetasi P.A, 50 vjeç, ka mbetur i plagosur pasi ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar, menjëherë ai është nisur drejt spitalit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 08.04.2022, në Qafë Kashar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. A., 50 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.