Aktualitet

Shembet ura në Francë; 15-vjeçarja humb jetën, 9 të plagosur





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:45 - 18/11/19 |
mapo.al

Një 15-vjeçare ka vdekur në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm, pas shembjes së një ure që të çon në qytetin e vogël Mirepoix-sur-Tarn në jug-perëndim të Francës.


Adoleshentja po udhëtonte me makinë së bashku me prindërit e tij, kur ura 150 metra e gjatë u shemb. Autoritetet lokale raportojnë gjithashtu për të paktën 9 të lënduar, pasi përpos makinës u zhyt një kamion dhe një tjetër automjet.



Më shumë se 60 punonjës të urgjencës janë në terren. Sakaq, është nisur një hetim për zbardhjen e ngjarjes.



Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas