Kronika

Shembja e Teatrit/ Artistët padi në SPAK për Lleshajn, Veliajn dhe Veliun





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:27 - 17/05/20 |
mapo.al

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të kallëzojë në SPAK, ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj si dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.


Juristja Adriana Kalaja tha se padia është gati dhe se protestat do të vazhdojnë dhe se ata nuk do të lejojnë ndërtimin e teatrit të ri.


“Shpreh keqardhje për këtë ditë të zeze për mbarë kulturën evropiane. Teatri Kombëtar nuk ishte vetëm një vlerë për Shqipërinë, por ishte një vlerë me parametra evropian. Ky veprim barbar që u bë me këtë pasuri kombëtare nuk na ka stepur për asnjë moment. Ne do vazhdojmë betejën tonë me protesta fizike. Do qëndrojmë në shesh. Do vijë një moment që ata policë do largohen.


Ne nuk do lejojmë të ndërtohet një tetar i ri. Sipas konfirmimit të Europa Nostrës aty do të ndërtohet po i njëjti teatër. Pra ne do të kemi të njëjtën teatër dhe shumë shpejt. Me veprimet arbitrare, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po përgatit dy dosje për në SPAK, e para është ndaj ministrit të Brendshëm, kryetarit të bashkisë dhe drejtorit të policisë Ardi Veliu. Në këndvështrimin tonë kanë konstatuar veprën penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, tha Kalaja. / Ora News



Etiketa: ,

Pas